Transmetuar më 24-01-2019, 21:48

Emisioni investigativ Fiks Fare transmetoi pak ditë më parë një kronikë, ku një qytetar i Durrësit sorollatej prej 6 vitesh nga zyra e Hipotekës së këtij qyteti dhe veçanërisht nga drejtori, pse kishte shkruar te portali i Bashkëqeverisjes.

Por i menjëhershëm ishte dhe reagimi i nga ana e Qeverisë, pasi kryeministri Edi Rama shkarkoi live në konferencë drejtorin e Hipotekës së Durrësit dhe dy specialistë, ndersa qytetari kishte shkuar mbi 300 herë në zyrat e tyre për 6 vite.

“Është rasti i një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak për të cilin është marrë me njëherë masa e shkarkimit dhe ministrja e Drejtësisë në raportin e përjavshëm që përkon në të njëjtën ditë, pas pak, do ta komunikojë me publikun,”-tha Rama dje në aktivitetin e përjavshëm të bashkëqeverisjes.

Por pas largimit nga puna, një prej specialistëve ka kërcënuar hapur denoncuesin Albert Doda me anë të një telefonate.

Më poshtë keni telefonatën e zhvilluar: /a.k/noa.al/