Transmetuar më 24-01-2019, 17:28

Meghan Markle dhe Princ Harry shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Është mësuar se Harry dhe Meghan nuk do të ndjekin rrugën e Kate dhe Wiliam, sepse nuk dëshirojnë të punësojnë një dado.

Sipas reporteres së “Vanity Fair”, Katie Nicholl, në vend të një dadoje nëna e Meghan do të kujdeset për fëmijën.

Duke ditur që Doria Regaland po qëndron në të njëjtën shtëpi me Meghan dhe Harry, ky lajm mund të jetë i vërtetë.

Gjithashtu çifti mbretëror ka vendosur që gjithë shtëpia të jetë e rrethuar me mjete teknologjike, për të mësuar gjithçka për fëmijën e tyre nëpërmjet një smartphone, kudo ku ndodhen.