
Dhimbja e veshit është ndër më torturueset që mund të përjetojë trupi i njeriut, por nëse shkaku lidhet me lartësinë sinuset e zëna apo ujin, bllokimi i veshit është një ndjenjë e bezdisshme, por jo e dhimbshme.
Duke e njohur mjaft mirë këtë problem do të rendisim më poshtë disa metoda natyrale që zhbllokojnë veshin e zënë nga uji.
1’Përzieni dy pika uthull molle me dy pika alkool dhe lëreni për 30 sekonda të thahet në brendësi të veshit.
2.Kapni hundën dhe ushtroni presion tek veshët duke fryrë ajër!
3.Nëse veshi është bllokuar për shkak të dyllit hidhni disa pika vaj të ngrohtë esencial ose ujë të oksigjenuar dhe e sigurtë që dylli do të shkrijë.
4.Nëse shkaku i bllokimit të veshëve është presioni i ajrit (për shembull kur udhëtoni me avion apo ngjisni një mal) duhet të përtypni çamçakëz për të shmangur një gjë të tillë.
5.Kompresat e ngrohta
Përdorimi i kompresave të ngrohta mund të ndihmojë në lirimin e veshit nëse uji është shkaku i bllokimit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





