Transmetuar më 24-01-2019, 15:46

Nuk është nevoja të mendosh gjatë dhe nuk ke pse e torturon veten. Lexo shenjën e tij dhe kupto nëse ia vlen vërtet të këmbëngulësh për një ribashkim të mundshëm apo jo.

Dashi

Vër në lojë anën tënde seksi dhe tundoje partnerin duke i treguar se po këmbëngul ngaqë do në jetën tënde një burrë më rr të fortë dhe ky është pikërisht ai.

Demi

Që ta sjellësh mbrapa, duhet të rifitosh besimin në vetvete. E vetmja gjë që do të të lodhë është fakti që duhet t’i gatuash, t’i rrish nga pas për çdo gjë, derisa ai të bindet se vërtet e do këtë gjë.

Binjakët

Binjakëve duhet t’u lesh hapësirë kohore. Gjatë kësaj kohe, mundohu t’i japësh përshtypjen se larg tij po kalon më mirë se kurrë. Goditja më e madhe do të jetë kur të marrë vesh se ti po përgatit diçka vetëm për vete (udhëtim). Atëherë do të shikosh si do të vijë vetë i pari.

Gaforrja

Duhet të jesh shumë e fortë për t’u rikthyer me një gaforre. Do të të mundojë shumë dhe në fund nuk do jesh e sigurt nëse vërtet ia ka vlejtur mundimi. Është pothuaj e pamundur. Gjithsesi, mënyra e vetme është t’i sillesh urtë e butë. Gjithashtu, mos harro t’i sillesh dhe si një "mama" e dytë. Këtë mund ta vlerësojë pak më shumë. Paç fat!

Luani

Do të jetë mirë të shfaqësh ndjenjat e tua të vërteta para tij. Edhe nëse ke qenë ti arsyeja e ndarjes, pranoje. Në asnjë mënyrë mos akuzo atë për gjërat që ndodhin, sepse s’ke për ta parë më kurrë.

Virgjëresha

Shfaqu para tij e mërzitur, e penduar dhe e gatshme për të bërë gjithçka që është e nevojshme. Kujtoji momentet kur ishit të lumtur dhe në harmoni.

Peshorja

Si fillim, bën mirë të zbulosh arsyet dhe të mendosh me veten përse dëshiron të rikthehesh. Shfaqu para tij gjithmonë e bukur dhe e rregulluar, sepse një peshore, edhe pse nuk e tregon, e vë shumë re pamjen e jashtme të një femre.

Akrepi

Akrepi ka mungesë sigurie. Kjo është pikërisht ajo që ti duhet t’i ofrosh. Përveç kësaj, edhe një pamje e jotja më e kuruar do e magjepste dhe do e bënte të rimendonte vendimin e tij. Bëje të ndihet i veçantë dhe i domosdoshëm në jetën tënde.

Shigjetari

Ditët e para, më mirë lëre të qetë. Mundësisht shkëput çdo komunikim me të. Kjo do të jetë ajo që do e bëjë të kthehet dhe të të kërkojë falje. Mos e prano me të parën, sepse ata vdesin të duken pak meshkuj gjuetarë. Vetëm mos tepro me refuzimin…

Bricjapi

Mundohu të mbash marrëdhënie shoqërore me të dhe shoqërinë e tij pa u bërë e bezdisshme. Nëse ishe ti fajtorja për ndarjen, nuk ke shumë shanse ribashkimi. Më mirë kërko për partner tjetër.

Ujori

Ujori bën ecejake në një lidhje, si bleta që kërkon ushqim. Kështu që bën mirë mos t’i ushtrosh presion, edhe kur jeni të lidhur. Jepi mundësinë të mendojë se është i lirë dhe se ti nuk je aspak xheloze nga veprimet e tij. Si fillim, bëhu shoqja e tij dhe kur të vijë moment i aktit erotic, thuaji: “Ne jemi vetëm shokë”. Atje është momenti që do çmendet fare dhe do kërkojë vetë të rikthehet.

Peshqit

Është shumë e thjeshtë të ribashkohesh me një peshk, mjafton të mos i kesh lënduar jashtë mase zemrën e tij të butë. Mirësjellja dhe durimi do jenë armët që do të sigurojnë lidhjen e shumëdashur. Mundohu ta fitosh përsëri si në fillim, duke i kërkuar falje për çdo hap të gabuar. Bëji surpriza të njëpasnjëshme, hapi zemrën tënde, përqafoje. Ofroji dashuri pa kushte.