
Kryeministri Edi Rama zbulon arsyen se pse bëri ndryshime në qeveri. Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, Rama ai thotë se nevojiten energji të reja dhe lojtarë të rinj në fushë, duke hequr paralele me kombëtaren gjermane të futbollit.
I pyetur se çfarë do të thotë të udhëheqësh një vend, Kryeministri thotë se, "Është jeta e çmendur e një njeriu, që duhet të merret njëkohësisht me një numër të jashtëzakonshëm fatesh dhe temash. Nuk është më e lehtë të menaxhosh një vend të vogël sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon. Shpejtësia e komunikimit është e jashtëzakonshme dhe qasja e njerëzve për mua është shumë e drejtpërdrejtë dhe intensive. Puna ime është totalisht ndryshe nga sa shumë njerëz imagjinojnë. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet".
Çfarë keni bërë në detyrën e kryeministrit?
Kam ndryshuar disa ministra, rreth 70%. Kemi një qeveri të re tani që po flasim.
Për çfarë arsye, duket sikur është krizë qeveritare?
Herë pas here kemi nevojë për energji të re, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim si kombëtarja gjermane e futbollit pas fitores së Kupës së Botës.
Si kryebashkiak lyet godinat gri me ngjyra për të dhënë shpresë tek njerëzit në Tiranë. Ende besoni se arti mund të ndryshojë shoqërinë, A është artisti një politikan më i mirë?
Arti nuk mund të ndryshojë shumë gjëra. Ndoshta shkoj larg kur them: Nuk ndryshon asgjë fare.
Nga ju prisja më shumë idealizëm?
Arti nuk ndalon të këqijat, si lufta, dhuna apo konfliktet. Nuk i bën njerëzit më të mirë. Unë thjesht nuk e besoj këtë. Nuk di poezi që të ketë ndaluar gjakderdhje. Nuk di që pikturë të ketë ndaluar bombat. Natyrisht, vlerësoj skulpturat që adresojnë racizimin dhe që ju bëjnë të vetëdijshëm për një tjetër lloj frike.
Çfarë do të thotë të udhëheqësh një vend? Të jesh përgjegjës?
Është jeta e çmendur e një njeriu, që duhet të merret njëkohësisht me një numër të jashtëzakonshëm fatesh dhe temash. Nuk është më e lehtë të menaxhosh një vend të vogël sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon. Shpejtësia e komunikimit është e jashtëzakonshme dhe qasja e njerëzve për mua është shumë e drejtpërdrejtë dhe intensive. Puna ime është totalisht ndryshe nga sa shumë njerëz imagjinojnë. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet. Toka në të cilën lëviz është gjithmonë në lëvizje. Është si një lojë globale shahu.
A je i kënaqur me punën tënde?
Të jesh në zyrën e kryeministrit është punë e vështirë, por nëse do të isha i kënaqur nuk do të isha në atë zyrë. Duhet të ecësh përpara e përpara.
Cila është qasja e vendit tuaj ndaj Europës.
Ne ende e duam Europën. Jemi ende të gatshëm për të dhënë Po. Jemi akoma të dashuruar pasi nuk jemi martuar akoma. Pas martesës do e shohim nëse do jemi ende të lumtur.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





