Transmetuar më 24-01-2019, 11:20
Foto arkiv, nga protestat e meparshme

Studentët nuk janë ndalur as ditën e sotme në protesta, duke u mbledhur para Parlamentit.

Studentë nga fakulteti i Shkencave Sociale, Shkencat e Natyrës, Juridik dhe Histori-Filologji të cilët janë në bojkot, janë mbledhur në protestë.

Të rinjve ju janë bashkuar edhe një grup pedagogësh duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata janë shprehur se bojkoti dhe protesta duhet të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave dhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë.

Prej javësh të rinjtë protestojnë në fakultetet e tyre, duke bojkotuar mësimin. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd