
Një kamion është aksidentuar gjatë paradites, së sotme, duke sjellë bllokim qarkullimi për mjetet e tjera.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë vendit të njohur si “Gjahtari”, rreth 2 kilometër larg Librazhdit.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin mbi mjet, duke dalë nga rruga, siç mund të shihni në pamjet që sjell bashkëpunëtori i Noa.al.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, përveç dëmtimeve në mjet.
Si pasojë e përmasave të mëdha të kamionit, aksi rrugor është bllokuar duke krijuar rreth 1 kilometër radhë në mjete, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd









