Transmetuar më 24-01-2019, 10:00

Nuk ka dy, pa tre! Pas dy fëmijëve binjakë Ella dhe Alexander, të cilët erdhën në jetë në 6 qershor të vitit 2007, George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, mendojnë për fëmijën e tretë.

Mediat amerikane shkruajnë, se kësaj radhe çifti po mendon që të adoptojë një fëmijë.

Duket se vendimi tashmë është marrë dhe se Amal, me zi pret që të ketë një vajzë tjetër.

Kjo zgjedhje vjen pasi Amal i solli fëmijët e saj në jetë në moshë të madhe dhe nuk është gati për të përballuar një shtatzëni tjetër.

Po ashtu në këtë zgjedhje qëndron edhe një arsye humanitare, pasi çifti prej kohësh është angazhuar në ndihmesën ndaj fëmijëve në nevojë dhe kjo zgjedhje ka shumë kuptim për ta. /a.y/noa.al