Transmetuar më 24-01-2019, 09:32
Edi Rama, Vangjush Dako

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka një reagim lidhur me kryebashkiakun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Ai i thotë që më mirë të vrasë veten dhe ta hanë qentë e bashkisë, se sa Taulant Balla.

“Mjerë e ti o Gjush! Ti që nga magu i partisë siçiliste u bëre dje gjysëm Gjush!

O Gjush, më mirë të të hanë qentë e uritur të Bashkisë së Durrësit, se sa me të hangër Taulant Balla me pesë mbiemra, që të shpalli kurban për integrimin ndërkohë që vetë në lidhje me trafiqet është të paktën pesë km para teje!

Pije detin o Gjush! Vrit veten o Gjush! Gallanos! Gallanos!”, shkruan Berisha.

Ky reagim i Berishës vjen pas zhvillimeve të fundit, ku dy ditë më parë u shkarkua drejtori i portit të Durrësit, Afrim Bakaj, i cili njihej si njeri i Dakos. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd