Transmetuar më 24-01-2019, 09:11

Pak ditë më parë në rrjetin social Instagram, këngëtari Alban Ramosaj publikoi një fotografi, ku shihej i gjithi i zhveshur.

Menjëherë pas këtij publikimi, shpërthyen komentet e shumta.

Mësohet se fotografia është bërë gjatë pushimeve të këngëtarit në Indonezi dhe më konkretisht në Bali.

Por kush është autorja e kësaj fotografie? Dilemën e ka shuar vetë këngëtari.

Ai ka etiketuar modelen Anada Nikollari, si autoren e kësaj fotografie.

Me sa duket dy të rinjtë janë miq të mirë me njeri tjetrin, sa që mund ti besojnë edhe momente kaq intime. /a.y/noa.al