Transmetuar më 24-01-2019, 08:21

Këngëtari shqiptar Erik Lloshi, është i njohur si këngëtari i baladave.

Por natyra e tij romantike dhe emocionale, nuk ka të bëj vetëm me të fejuarën e tij Romina, me të cilën ka planifikuar të martohet këtë verë, por shkon më tej.

Ai nuk harron dashurinë e tij të parë, të ëmën, për të cilën ka bërë një dedikim të përjetshëm.

Në krahun e tij ai ka bërë një tatuazh të madh dedikuar nënës, me fjalë vërtetë të ndjera.

“Jeton dikush në këtë botë që të do më shumë se veten. Ajo është nëna”, shkruhet në tatuazh. /a.y/noa.al