
Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet e policisë greke në Selanik.
27-vjeçari dyshohet se drejtonte një grup që merrej me trafik drogë.
Kjo bandë, sipas mediave greke, prej kohësh ishte në vëmendjen e policisë deri sa ra në gjurmët e saj.
Gjatë operacionit policia greke ka sekuestruar sasi droge dhe eurosh. I arrestuari ishte përgjegjës për depon dhe transportin në të gjithë Greqinë.
27-vjeçari shqiptar u arrestua në zonën Analipsi në Selanik dje në mbrëmje, ndërsa pas kontrollit të sotëm në shtëpinë e tij u gjetën dhe sekuestruan: 662 gr kokainë e fshehur me kujdes, 2 pako me canabis të papërpunuar 235 gr, 2 peshore, pistoletë, 7 plumba, (8.410) euro nga shitja e drogës, (3) celularë si dhe bileta avioni. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





