Të humbësh 12 kilogramë në një muaj, me anë të dietës braziliane! Bëhet fjalë për një regjim dobësues të ekuilibruar, i cili parashikon reduktim karbohidratesh dhe shtimin e frutave dhe perimeve.
Këshilla kryesore është që të mos kapërcehen vaktet, të cilët nuk duhet të jenë më pak se pesë. Mes një vakti dhe tjetrit, nuk duhet të kalojnë kurrë më shumë se 12 orë, për të shmangur problemet me luhatjet e sheqerit, që vënë në rrezik dietën.
Ndalohen të gjitha yndyrat si shtazore edhe bimore, por edhe karbohidratet komplekse. Të ndaluara janë edhe sheqernat, pijet alkoolike, kripa dhe salca.
Bëhet fjalë për një regjim ushqimor me pak karbohidrate, ku parashikohet vetëm konsumi i karbohidrateve integrale ose derivate të frutave dhe perimeve.
Maksimumi që këshillohet për tu ndjekur ky regjim është katër javë! Ekspertët këshillojnë ndjekjen e një diete të tillë për dy javë, bërjen e shtatë ditëve pushim dhe më tej rinisjen për dy javë të tjera, shkruan noa.al.
Me anë të kësaj diete, riaktivizohet metabolizmi si dhe shuhet ndjesia e urisë.
Si funksionon dieta braziliane? Dita nis me një lëng frutash dhe perimesh të stinës, shoqëruar me një fetë bukë integrale dhe një kafe. Disa orë pas mëngjesit, mund të pini një lëng portokalli ose të hani 100 gramë djathë pa yndyrë.
Në drekë, preferohet një porcion oriz integral, i shoqëruar me kungull dhe brokoli.
Mes drekës dhe darkës diku nga ora 18.00, mund të hani dy patate të ziera me vaj ulliri dhe majdanoz, të shoqëruara me sallatë domate dhe kastravec.
Rreth një dy para se të bini për të fjetur, pini një çaj, të shoqëruar me një fetë bukë integrale ose një frut sipas dëshirës. /a.y/noa.al