E qëllon me top Ronaldo, veprimi befasues i tifozes
Transmetuar më 23-01-2019, 11:30

Fakti që e mori me sportivitet nuk ka dyshim, madje mendoi që ta publikojë në Facebook, fotografinë ku shihet me hundën e fashuar, në shenjë krenarie.

Tifozja e Juventus, Elena Di Martino nga Mondovì, tregon se u godit nga një top i pavullnetshëm i gjuajtur nga Cristiano Ronaldo.

Gjithçka ndodhi para ndeshjes kundër Chievos, të hënën mbrëma, në stadiumin “Allianz Stadium”, shkruan noa.al.

“Të marrësh një top në fytyrë nga CR7 gjatë nxemjes, nuk iu ndodh të gjithëve”, shkroi e reja.

Por ky postim i saj u pasua me komete të tipit, “Kush e di çfarë dhimbje”, “Sa kot”, apo edhe “le të të ftojë për darkë idhulli yt”. /a.y/noa.al