Transmetuar më 23-01-2019, 10:39

Bajamet- Bajamet janë një prej produkteve ushqimore të cilat janë shumë të mia për të luftuar depresionin. Kjo pasi arrijnë që të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak, duke shmangur irritimin, lodhjen dhe mungesën e përqendrimit.

Vezët- Vezët zënë një vend të rëndësishëm në regjimin tonë ushqimor, pasi i mundësojnë trupit që të marrë vitaminë D. Zakonisht trupi ynë e prodhon në mënyrë autonome në sajë të rrezeve të diellit, por gjatë dimrit, nuk mjafton. Ndër të tjera vitamina B12 që ka veza, është e rëndësishme pasi mundëson ruajtjen e ekuilibrit psiqik.

Drithërat integrale– Drithërat integrale janë shumë të rëndësishme për të luftuar humorin e keq. Kjo pasi stimulojnë çlirimin e insulinës, e cila ndikon në përmirësimin e humorit, për shkak të ndikimit në tru.

Spinaqi- Spinaqi është i pasur me hekur, i cili është një mineral i rëndësishëm për ruajtjen e energjisë. Mungesa e tij, shkakton lodhje dhe përgjumje. Ndër të tjera folatet dhe vitamina C, ndihmojnë për të luftuar humbjen e energjisë.

Uji- Uji ndihmon për shmangien e dehidratimit, ndaj mos e lini pas dore as në dimër. Kjo pasi nëse nuk pini mjaftueshëm ujë, mund të ndiheni të lodhur, të papërqendruar dhe irrituar. /a.y/noa.al