Transmetuar më 23-01-2019, 10:08
Prokurori Binaj gjate seances degjimore

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin ditën e sotme, për kreun e Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Altin Binaj.

Në vendimin e dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko, u komunikua konfirmimi në detyrë.

Pas verifikimeve të kryera kryeprokurori Binaj, rezultoi i pastër për vijimin e detyrës.

Binaj zotëron një apartament banimi 102 m2 në Vlorë, dhe apartament banimi 52 m2 në Orikum me vlerë 15 mijë euro.

Nga kontrolli për kriterin e kontrollit të figurës, rezulton se prokurori i Apelit ka përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës. /a.y/noa.al