Mesazhi i fundit i futbollistit: Avioni po bëhet copa, kam frikë!
Transmetuar më 23-01-2019, 08:59

“Jam këtu në avion, i cili duket sikur po bëhet copa dhe po shkoj në Cardiff…

Nëse brenda një ore e gjysmë nuk keni lajm prej meje, nuk e di nëse do dërgojnë dikë që të më kërkojnë, por… kam shumë frikë”.

Mediat argjentinase raportojnë mesazhin e fundit audio që futbollisti Emiliano Sala iu dërgoi shokëve të tij, para se avioni me të cilin udhëtonte të zhdukej nga radarët.

Avioni me të cilin udhëtonte futbollisti argjentinas i ‘Premier League’ u zhduk nga radari mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa ishte nisur nga Franca drejt Cardiffit.

28-vjeçari po udhëtonte nga Nantes drejt Cardiffit, për t’iu bashkuar skuadrës angleze, me të cilën kishte nënshkruar pak ditë më parë. /a.y/noa.al