Shqipëria në vendin e gjashtë, mes 20 destinacioneve turistike për vitin 2019
Transmetuar më 23-01-2019, 08:08

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me anë të një artikulli dedikuar turizmit në vendin tonë.

Ai citon një gazetë franceze, e cila i bën jehonë turizmit në vendin tonë.

Shqipëria renditet në vendin e gjashtë mes 20 destinacioneve, për vitin që sapo ka nisur.

“Me këtë faqe të prestigjozes së përditshme Le Monde, e cila mes 20 destinacioneve të preferuara të vitit 2019 e sugjeron Shqipërinë si zgjedhjen e gjashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /a.y/noa.al