Transmetuar më 22-01-2019, 23:51

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme te "Unaza e Re".

Shkak për këtë mendohet se është bërë mungesa e ndriçimit dhe vendosja e betoneve ndarëse në mënyrë të ç’rregullt.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete, ndersa mësohet se nuk ka asnjë të lënduar.

Problemet me trafikun në këtë zonë të Tiranës kanë filluar që nga nisja e punimeve për projektin e ‘Unazës së Re’.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia e cila po merret me rastin në fjalë./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd