Transmetuar më 22-01-2019, 23:10

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Prrenjas.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Viktimë është 54-vjeçari Andrea Vreto, banues në Prrenjas.
Dyshohet se i ndjeri është përplasur nga një automjet që drejtohej nga Haxhi Çollaku, kryetar i degës së PS në Prrenjas.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





