
Ajo ishte e famshme jo vetëm se ngjiste herë pas here maja të larta, por e bënte një gjë të tillë e veshur vetëm me bikini.
Por ky fakt i ka kushtuar shtrenjtë alpinistes Gigi Wu e cila ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Ajo ra në një kanion në parkun kombëtar të Yushan të Tajvanit, ku u plagos rëndë.
36-vjeçarja përdori një telefon satelitor për të njoftuar miqtë e saj që t’i vinin në ndihmë por helikopterët e shpëtimit e kishin të vështirë të shkonin në kanion për shkak të motit të keq.

Zyrtarët e gjetën trupin e saj të pajetë të hënën, teksa ka dyshime se mund të ketë ndërruar jetë nga hipotermia.
Wu ishte në një turne shumëditor vetëm në Parkun Kombëtar Yushan, ku ndodhen majat më të larta të Tajvanit që arrijnë lartësinë 4 mijë metra. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





