Transmetuar më 22-01-2019, 09:10

Një apel i dëshpëruar në rrjetet sociale nga ana e këngëtares Sinead O’Connor.

Këngëtarja irlandeze 52-vjeçare, po jeton momente ankthi, duke qenë se qysh prej të premtes, nuk ka më asnjë lajm lidhur me djalin 14 vjeç.

O’Connor kërkon ndihmën e kujtdo që ka informacione rreth të birit, që të lajmërojë policinë.

“Herën e fundit që pretendohet të jetë parë, është të dielën në Wicklow. Thuhet se ishte nisur drejt shtëpisë së dikujt të quajtur Orlando. Nëse e shihni ose është tek ju, lajmëroni policinë e Dundrum ose të Wicklow”, shkroi këngëtarja.

Kohëve të fundit këngëtarja është konvertuar në myslimane, duke u kthyer në Shuhada Davitt.

Edhe pse O’Connor nuk e përmend asnjëherë emrin e të birit, mediat vendase thonë se bëhet fjalë për Shane, i cili erdhi në jetë pas lidhjes së këngëtares me ish-partnerin Donal Lunny. /a.y/noa.al