Transmetuar më 22-01-2019, 08:33

Vendin e lënë bosh nga Sandër Lleshaj në Kryeministri, pas emërimit si ministër i Brendshëm, e ka zënë një gjeneral.
Gjeneral Major, Maksim Malaj, me vendim të Këshillit të Ministrave, është emëruar këshilltar për çështjet e sigurisë në Kryeministri.
Malaj deri para pak kohësh ka qenë prefekt në Elbasan. ndërsa në vendin e tij u emërua Gledian Llatja.
Gjeneralmajor Maksim Malaj, lindi në 13 dhjetor 1958.
Ka përfunduar Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve e shumë kualifikime të tjera, më pas. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






