
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka kujtuar edhe 21 Janarin duke u shprehur se gjyqtarët që e kanë gjykuar këtë çështje kanë mbetur rrugëve. Por, i pari i qeverisë nuk e përjashtoi edhe mundësinë që ata të përfundojnë pas hekurave.
“Sot është 21 janari këta vranë 8 vite më parë, sot vijnë këtu dhe kanë idenë se drejtësia nuk do të vijë. Mendojnë se do ta pengojnë edhe përmbysin reformën në drejtësi që është pa kthim. Gjykatësit e 21 janarit sot janë rrugëve, nesër mund të përfundojnë pas hekurave”.
Sa për opozitën Rama tha se, “Këta sot janë edhe më të dobët se një muaj më parë, ne më të fortë, protesta na dha mundësinë që të dëgjojmë dhe reflektojmë. Këtyre ju dha mesazhin nuk ju shikoj dot me sy.
Ne na drejtoi një kërkesë të qartë duam këtë dhe këto me radhë, i duam nga ju dhe askush nuk i bën dot për ne. Këtyre ju tha që nuk ekzistojnë si alternativë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





