Transmetuar më 21-01-2019, 17:12

Për këtë hajdut nuk ka rëndësi nëse vjedhjen e një shtëpie e realizon shpejt apo jo.
Kamerat e sigurisë kanë kapur këtë veprim të çuditshëm të tij, që përpara se të vjedhë ha një akullore.
Pasi kërkoi një derë të hapur për t’u futur brenda shtëpisë, ai ulet në shkallë dhe konsumon akullore.
Katër ditë më vonë policia mori një tjetër denoncim për një hajdut i cili kishte lënë dhe dy kuti bosh akulloresh në oborrin e banesës të cilën kishte vjedhur.
Paul Hayman, 36 vjeç u shpall fajtor nga gjykata e Luton në Angli për 4 vjedhje dhe dy tentativa vjedhjeje në qytet. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





