Transmetuar më 21-01-2019, 17:11

Policia spanjolle ka sekuestruar 3 ton drogë të llojit kokainë, ndërsa është kryer arrestimi i 11 personave, në mesin e tyre thuhet se ka edhe shqiptarë.

Të arrestuarit besohet se janë pjesë e një bande të sofistikuar kriminale. Ende nuk ka detaje për personat e arrestuar, por raportohen se janë me kombësi shqiptare, kolumbiane dhe spanjolle.

Sipas mediave spanjolle, arrestimi i tyre është kryer në 6 provinca të ndryshme duke përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën.

Përveç tyre janë sekuestruar 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve të cilat ishin fshehur në 12 kontenierë të ndryshëm.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe katër makina, një furgon, një motor, një revolver 6mm me një kuti me 47 fishekë, pajisje kompjuterike, telefona dhe para të thata.

Pjestarët e organizatës kishin marrë me qera një vilë, dhomat e të cilës do të përdoreshin për rritjen e marihuanës. Ata kishin punësuar një grup maroken, i cili do të kujdesej për sigurinë e fermës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd