Transmetuar më 21-01-2019, 15:46

Krimet e Rënda japin masën arrest me burg për Hekuran Hoxhën, 48-vjeçarin që u arrestua pak ditë më parë në Shijak pasi dyshohet se është koka e grupit “Avdylaj”, të arrestuar në muajin tetor në kuadër të operacionit “Volvo 4”.

Ai u ndalua më 18 janar 2019. 48 vjeçari është banues në Xhafzotaj të Shijakut. Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal", “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Hekuran Hoxha i njohur ndryshe dhe si "Roni" i Shijakut është arrestuar dhe në vitin 2010 nga policia nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Operacioni "Vol-Vo 4" nis pas zbulimit të laboratorit të heorinës në Has./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd