
Një video mbresëlënëse e cila po bën bujë në rrjetet sociale, vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më konkretisht nga Tallahassee, në Florida.
Gjatë disa kontrolleve nga policia, një burrë u ftua që të zbresë nga makina.
Efektivët e policisë i drejtojnë armët, teksa ai bindet dhe zbret.
Por paralelisht me të, shihet duke zbritur nga makina, një vajzë rreth 2 vjeçe, e zbathur, e cila imiton të atin dhe ngre duart ndaj policisë.
Babai i saj u arrestua për vjedhje në një magazinë të madhe në zonë, shkruan noa.al.
“Efektivët e policisë mbetën të befasuar kur panë vogëlushen, të cilën ia dhanë menjëherë nënës, e cila ishte e pranishme në vendin e ngjarjes”, tha zyrtarisht policia. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





