Transmetuar më 21-01-2019, 13:30

Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta, i propozoi Kuvendit, emrin e Bahri Shaqirit, për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Por ky propozim, është ironizuar nga ish-ministri i Drejtësisë, i LSI, Ylli Manjani.
“Presidenti nga Mali i Zi, ka lëshuar një dekret për kryetarin e KLSH. Paska marrë vulën e Presidencës me vete”, shkruan Manjani.
Gjithçka pasi gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Mal të Zi. /a.y/noa.al
Meta propozon ish-kreun e SHISH, në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






