
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka bërë një tjetër ndryshim në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit.
Ndryshimi i prezantua nga zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Ai bëri të njohur urdhrin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.
Kështu, Muhamet Rrumbullaku, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme.
Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë Anila Trimin. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






