Transmetuar më 21-01-2019, 11:20
Foto arkiv, Edi Rama gjate homazheve per viktimat e 21 Janarit

Për të tetin vit me radhë, Kryeministri Edi Rama, bëri sot homazhe në nderim të katër viktimave të 21 Janarit 2011, ditë kur gjatë një demonstrate të thirrur nga opozita e kryesuar atëherë prej tij, pati konfrontime të dhunshme që precipituan në vrasjen e 4 qytetarëve nga forcat e Gardës së Republikës.

I shoqëruar nga familjarët e të rënëve, kreu i qeverisë është përulur para pllakave përkujtimore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ai ka vendosur karafila në kujtim të tyre, teksa është takuar me familjarët.

Por teksa ka qenë duke vendosur lule, një familjar i viktimave, iu drejtua: “Zoti Rama, presim drejtësinë e premtuar”, pa marrë asnjë koment nga kreu i qeverisë

Më 21 janar 2011, gjatë protestës përpara Kryeministrisë të thirrur nga kryesocialisti Edi Rama, humbën jetën protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd