


Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, vetëm tetë muaj më parë solli në jetë fëmijën e tretë të saj, djalin Louis.
Por së fundmi flitet se ajo dhe princi William, do të bëhen prindër për herë të katërt.
Burime nga familje mbretërore angleze thanë për “The Sun”, se Kate është shtatzënë sërish.
Gjithçka për shkak të veshjeve të kujdesshme të Kate, të cilat tregojnë se ndoshta ajo po mbulon barkun e rrumbullakosur.
Duket se Kate do e zgjerojë sërish familjen pas tre fëmijëve, George, Charlotte dhe Louis, ndonëse nuk ka asgjë të konfirmuar.
Zakonisht, është pallati mbretëror Buckingam Palace, ai që i jep lajmet zyrtare. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





