Transmetuar më 21-01-2019, 08:09

Pasditen e kësaj të hëne, nis zyrtarisht sesioni i ri parlamentar, pas seancës së jashtëzakonshëm të së mërkurës së kaluar, ku u bë votimi i ministrave të rinj.

Në seancën e orës 17.00 të kësaj të hëne, pritet që të bëhet votimi i Kryeministrit Edi Rama, në postin e ministrit të Jashtëm.

Ndërkohë, pritet që gjatë seancës të zëvendësohen edhe vendet e lëna bosh nga Erion Braçe si kryetar në komisionin e Ekonomisë, i cili pritet të zëvendësohet nga Arben Ahmetaj.

Edhe vendin e Eduard Shalsit si kryetar i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese pritet që ta zërë Niko Peleshi.

Seanca e sotme pritet të jetë e mbushur me debate të ashpra, duke qenë se përkon me datën 21 janar, kur tetë vite më parë në të njëjtën ditë të vitit 2011, u vranë katër persona, gjatë protestës që opozita e majtë e asaj kohe, organizoi në bulevard. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd