
Shqiptarët janë të parët në rajon për sëmundjen e ankthit. Kjo shkallë e përhapjes së sëmundjes që na rendit në krye të listës sipas mjekes psikiatre, Arjana Rreli, vjen prej shkaqeve sociale.
Por, kohët e fundit është rritur numri i rasteve të fëmijëve që vuajnë nga ankthi, shkaktari kryesor i të cilit janë videolojërat.
Videolojërat janë të preferuarat e fëmijëve për të kaluar kohën e lirë, por tek adoleshentët ato shkaktojnë ankth, shkruan Ora Neës.
Kohët e fundit është vënë re edhe një trend rritës i ankthit te fëmijët.
Arjana Rreli: Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj këtyre lojërave që kërkon përqendrim maksimal të vëmendjes, por nganjëherë këto lojëra janë dhe të dhunshme në përmbajtjen e tyre, e ngarkon atë me impulse negative që në një kohë të dytë patjetër që do të shkarkohen në një formë apo tjetër.
Në Shqipëri ankthi është sëmundja më e përhapur, duke prekur 3.56% të popullsisë.
Së bashku me Malin e Zi mbajmë vendin e parë për përhapjen e sëmundjes në rajon.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





