Transmetuar më 20-01-2019, 21:56

Ka disa raste kur gjatësia është vërtetë problem, sidomos te meshkujt.

Një i ri vetëm 23 vjeç, që është i gjatë 2.4 metra po vuan për një gjë vërtet të rëndë.

Ai është nga Pakistani dhe nuk ka fare sukses me femrat.

Ato nuk i afrohen, dhe shkaku kryesor është gjatësia e tij.

Djali thotë se nuk ka mundur të krijojë një lidhje pasi të gjitha vajzat e refuzojnë për shkak të gjatësisë.

“Deri tani nuk kam mundur të gjej një partenere. Nuk kam gjetur një vajzë që të më përshtatet në gjatësi, madje askush nuk tregon interes për mua. Familja ime është përpjekur të më gjejë një partnere, por edhe ata kanë dështuar”, shprehet mes trishtimit 23-vjeçari.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, i riu thotë se e ka të vështirë për të gjetur edhe rroba të përshtatshme për të. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd