
Ndahet nga jeta burri më i vjetër në botë, Masazo Nonaka 113 vjec.
Ai ishte nga Japonia, dhe mbylli sytë në këtë moshë nga shkaqe natyrore.
Familja e tij njoftoi se Masazo Nonaka u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të së dielës, teksa ishte duke fjetur.
Nonaka u rrit në një familje të madhe dhe pasoi prindërit e tij në drejtimin e hanit, që sot e kësaj dite drejtohet nga mbesa e tij.
“Ndihemi të trishtuar për humbjen e një figure kaq të madhe. Ai ishte tejet normal dje, por ndërroi jetë papritur dhe pa na shkaktuar ndonjë shqetësim”, tha mbesa e tij, Yuko, për mediet lokale.
Nonaka kishte 6 vëllezër dhe një motër, u martua në vitin 1931 dhe u bë baba i 5 fëmijëve.
Gjatë pleqërisë, pas daljes në pension, ai kalonte ditët duke parë ndeshjet me sumo në televizion, dhe duke ngrënë ëmbëlsira. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





