Transmetuar më 20-01-2019, 17:11

Një makinë është përfshirë nga zjarri në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme tek ‘Shkëmbi i Kavajës.

Një automjet tip ‘Porsch Cayene’ ishte në ecje kur është përshirë nga flakët në pjesën e përparme.

Sapo ka konstatuar flakët e zjarrit, drejtuesi i mjetit ka zbritur menjëherë dhe nuk ka patur lëndim.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndersa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd