Transmetuar më 20-01-2019, 12:16

Armina Mevlani, ka zbuluar më shumë për veten e saj në një intervistë të shkurtër për “Prive” ditën e shtunë, si edhe ka rrëfyer objektivat që ka.

Mes 25 pyetjeve të emisionit, Armina ka treguar për frikën e saj më të madhe, që është vdekja.

Ajo ëshhtë pyetur edhe në lidhje me ish të dashurin nëse i kujtohej ndonjëherë dhe blogerja ia kthen se kot nuk quhet kujtim.

Një pyetje tjetër ka qenë nëse ka menduar vitin 2019 ideal për t’u bërë nënë ajo është përgjigjur ende jo. Cfarë i duket seksi të një mashkull? “Inteligjenca dhe të qënit romantik” – është përgjigjur Armina. Bukuroshja ndër të tjera, se tradhtinë nuk do e falte kurrë dhe arsyen e shpjegon kështu:

“Nuk do falja tradhtinë, sepse nuk tradhtoj. Tradhtia ka shumë kuptime, nuk është vetëm të vajturit me njerëz të tjerë, është në shoqëri, familje, dashuri…”, – tha ajo./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd