Transmetuar më 20-01-2019, 11:18

Klement Balili ndodhet tashmë në qeli, pasi më 15 janar iu vetëdorëzua policisë dhe pret të gjykohet për akuzat mbi trafikun e drogës dhe krijimin e grupit të strukturuar kriminal.

Pavarësisht se për “Eskobarin e Ballkanit” tani do të vendosë drejtësia, ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka larguar ende vëmendjen prej atij që disa e cilësuan dorëzim e të tjerë arrestim të Klement Balilit.

Berisha ka artikuluar vazhdimisht se kishte një pakt me kryeministrit Edi Rama dhe Balilit për dorëzimin e tij, ndërsa sot i ka vendosur të dy personazhet e mësipërm në një videomontazh.

Aty shfaqet vetë kryeministri Rama që merr në dorëzim Balilin, dhe e shoqëron trafikantin e njohur të drogës drejt burgut.

“Mos u mërzit, burri është burrë”, i thotë Rama-Balilit. “Çaste interesante të arrestimit të Eskobarit nga vet Ediskobari!”, shkruan Berisha përkrah videos.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd