Transmetuar më 17-01-2019, 21:54
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Korçë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Një person është vrarë me armë zjarri në lagjen numër 10 të qytetit.
Viktima është një person rreth 35 vjeçar, ende i pa identifikuar.
Ai është ekzekutuar me një plumb në syrin e majtë dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e vrasjes./a.k/noa.al/