Transmetuar më 15-01-2019, 16:32

Tashmë është zyrtare, për herë të tretë Armando Sadiku do të vesh fanellën e Lugonos.

Sulmuesi i përfaqësueses Shqiptare, i jep fund aventurës me Leventën, skuadër ku nuk arriti të për asnjë moment të linte gjurmë, kjo për shkak të dëmtimeve të shumta të cilët e mbajtën larg fushave të blerta për një periudhe të gjatë.

Rikthimi tek Lugoano ishte një dëshirë e vetë sulmuesit pasi e njeh shumë mirë ambientin në skuadër dhe mbi të gjitha futbollin zviceran ku ka luajtur 95 ndeshje dhe ka shënuar 58 gola .

Sadiku kaloi me sukses testet mjekësorë ndërsa para pak minutash u konfirmua edhe zyrtarizimi i këtij transferimi.

Pavarësisht se Leveante e la të lirë të largohej, klubi spanjoll ka ruajtur të drejtën për ta riblerë në fund të këtij sezoni.

Presidenti i Luganos, Enzo Renzetti, u shpreh i lumtur për këtë marrëveshje, duke qenë i bindur se pavarësisht se vjen nga një dëmtim i rëndë, Sadiku mbetet më i fortë se të gjithë sulmuesit që ka aktualisht në skuadrën e tij.

“Problemi i vetëm është se Sadiku nuk ka zhvilluar ndeshje zyrtare në këtë sezon. Gjithsesi, kam folur personalisht me djalin. Është shumë i motivuar dhe po pret me padurim që të na bashkohet.”

Kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u përcaktuar, më pas Sadiku do të zyrtarizohet te Lugano./b.l/noa.al/