Transmetuar më 15-01-2019, 09:49
Foto ilustruese

Një shqiptar është gjetur i varur në një burg në Greqi, në rrethana ende të paqarta.

Shqiptari ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Agios Nikolaos në Kretë.

Paraprakisht dyshohet se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, mund ti ketë dhënë fund jetës.

Ai u gjet i varur nga gardianët e burgut, ku pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë, u konstatua vdekja e tij.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd