Transmetuar më 14-01-2019, 18:21

Policia dyshon se kemi të bëjmë me një atentat në lidhje me ngjarjen që ndodhi në Vlorë.

Nga të shtënat në drejtim të një makine mbetën të plagosur dy persona, një prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Ata u qëlluan nga persona që ishin me një motor dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Policia lokale tha se një prej të plagosurve është Mikel Mehmeti, banor i Vlorës.

Mësohet se autorët kanë qëlluar në drejtim të makinës tip “Audi”, me targa “AA 633 VC”.

Policia ka ngritur pika kontrolli për të rënë në gjurmët e autorëve.

Për momentin janë të paqarta shkaqet e ngjarjes. /k.k/noa.al/

Të shtëna me armë në mes të qytetit, autorët ia mbathin pa lënë gjurmë

Lajmi i Fundit…