Transmetuar më 14-01-2019, 16:01

Forcat speciale greke EKAM në bashkëpunim me policinë e Athinës kanë arrestuar dy shqiptarët e arratisur nga burgu Koridhalo në fillim të këtij muaji. Në pranga kanë përfunduar Leonard Pepa dhe Elvis Pepa.

Shqiptarët ishin fshehur në bodrumin e një shtëpie të djegur në Mati dhe kanë qenë të armatosur, por nuk kanë hapur zjarr ndaj policie greke.

Dy vëllezërit shqiptarë u arratisën natën e 1 janarit nga burgu grek i Koridhalos. Mungesa e tyre nga qelia 17 e sektorit D të burgut u kuptua pas 10 orësh, ndërkohë që sipas Ministrisë së Drejtësisë greke burgu është i paijisur me kamera sigurie, pamjet e të cilave u panë vetëm në mëngjesin e së mërkurës thjesht për të saktësuar orën e arratisjes 20:30 të mbrëmjes të së martës 1 janar 2019.

Elvis Pepa dhe Leonard Pepa janë pjesë e dy grupeve të ndryshme që vepronin në Korfuz dhe Athinë.

Elvis Pepa, pjesë e një grupi të njohur si "Vjedhësit me Kallashnikov" ishin bërë tmerr i të moshuarve në Athinë. Në biografinë e tyre numërohen një sërë vjedhjesh dhe grabitjesh të dhunshme prandaj edhe policia i kishte klasifkuar si shumë të rrezikshëm./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd