Ritenderimi i Unazës së Re, 6 kompani në garë
Transmetuar më 14-01-2019, 14:24

Autoriteti Rrugor Shqiptar del me deklaratë, lidhur me ritenderimin e segmentit rrugor të Unazës së Re.

ARRSH bën me dije se ditën e sotme në ora 11:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e ofertave në garën për procedurën e “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”.

Pas skadimit të këtij afati, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kanë dorëzuar oferta 6 operatorë ose bashkime operatorësh ekonomikë.

– Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion

– GD Granit AD Skopje

– Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi invest sh.p.k.

– Geci sh.p.k.

– ANK sh.p.k.

– Baftjar Murati

Në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar tanimë ka filluar procedurën e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike.

Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre. /a.y/noa.al