Transmetuar më 14-01-2019, 10:31

Foto ilustruese
Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një lokali në qytetin e Fierit.
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, në lagjen “Kastriot”, pronari i një Bar-Kafeje, ka konstatuar xhamin e lokalit dhe një televizor të thyer.
Ai ka lajmëruar policinë pas zbulimit të bërë, në momentin që hapi lokalin.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mund të jetë qëlluar me armë zjarri gjatë natës.
Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





