Transmetuar më 13-01-2019, 23:24

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Korçë.
Mësohet se një person është gjetur i ngrirë dhe pa shenja jete.
Mësohet se 53 vjeçari Ajet Zikollari është gjetur i ngrirë nga familjarët e tij në zonën e Proptishtit në Korçë.
Ai kishte shkuar të merrte ushqime për familjen por nuk ka mundur të kthehet më.
I ndjeri nga fshati Selcë e Sipërme kishte shkuar me gomar të merrte ushqime në Proptisht por nuk është kthyer më në banesë.
Sipas dëshmisë së familjarëve, gomari ishte rikthyer në shtëpi pa të zotin dhe pas kërkimeve, familjarët e tij e kanë gjetur të ngrirë./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





