Disa këshilla si të kujdesesh për erën e keqe të gojës
Transmetuar më 12-01-2019, 09:08

Para se të kurosh erën e keqe të gojës, fillimisht duhet të kuptosh nga se të shkaktohet. Nëse shkaku nuk janë dhëmbët e prishur apo mishrat e dhëmbëve të infektuar, atëherë bëj një vlerësim korrekt.

Së pari, era e keqe e gojës vjen nga goja apo nga hundët?

Mbylle gojën dhe nxirr frymën nga hunda. Nëse vjen erë e keqe, atëherë ke infeksion të rrugëve të frymëmarrjes. Nëse mbyll hundën dhe e nxjerr frymën nga goja dhe mban erë të keqe, atëherë era e ka origjinën nga aparati tretës.

Ҫ’lloj ere është?                     

Në varësi të llojit të erës, gjendet dhe organi që mund të jetë prekur. P.sh nëse era e gojës ngjan me atë të feҫes, atëherë ke probleme me zorrët. Nëse vjen era urinë, ke probleme me veshkat. Nëse vjen erë mollë e kalbur, ke probleme me pankreasin. Nëse vjen era gjak, ke mëlҫinë.

Si ta trajtosh problemin pasi ke mësuar shkakun?

Me gjetjen e shkakut dhe trajtimin e tij, do të zhduket edhe problemi që ke. Megjithatë, gjatë kohës që vëren këtë problem, mjekët rekomandojnë:

– Mos përdor qepë ose hudhra, sepse ato i japin gojës erë të keqe për 24-48 orë.

– Përdor kryesisht mjadanoz, sepse e pastron aparatin tretës dhe heq ҫdo lloj ere.

– Në rast se era vjen nga goja, por me të nuk ke asnjë problem, atëherë duhet bësh një vizitë te gastrohepatologu.

– Mos harro edhe një fakt shumë të rëndësishëm: era e keqe e gojës mund të vijë edhe nga larja jo e mirë ose moslarja e gjuhës. Siҫ dihet, gjuha mban numrin më të madh të mikrobeve.