Vasili ironizon Ramën: Sot dita e sevapit për budallenjtë
Transmetuar më 11-01-2019, 23:23

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar deklaratat e kryeministrit, Edi Rama nga emisioni “Zonë e Lirë” ku ky i fundit ishte i ftuar mbrëmjen e sotme dhe foli për disa nga çështjet aktuale në vend.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Vasili, nuk kursen edhe ironinë, teksa e cilëson Ramën ‘shkollëpaku’, dhe shkruan se “sot është dita e sevapit për budallenjtë”.

“Sot dita e sevapit për budallenjtë. Hajde gallatë hajde, shkollëpakti trugremisur po ndaka të diturit nga te paditurit !!!”, shprehet ai.