Emri i Maqedonisë, Kryemadhi: Kontribut për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon
Transmetuar më 11-01-2019, 22:37

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë duke u quajtur zyrtarisht Republika e Maqedonisë Veriore.

Përmes një postimi në Twittter, Krymadhi e cilëson këtë akt një kontribut për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Përshëndes rezultatet e votimit në parlamentin e Maqedonisë fqinje për emrin, sipas Marrëveshjes së Prespës. Ky është një zhvillim pozitiv, që i hap këtij vendi rrugën për anëtarësimin në NATO dhe BE.

Kontribut i drejtëpërdrejtë për forcimin e paqes, sigurisë dhe të bashkëpunimit në rajon. Përshëndes dhe vlerësoj rolin shumë pozitiv të faktorit shqiptar në këtë zhvillim historik”, shkruan Kryemadhi./b.l/noa.al/